Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: Labinot Gruda dhe Kadri Shala për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe K.Sh. për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave.
Supremja i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Ndërkaq, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, janë hedhur si të palejuara./Kosovalive.net
A K T G J Y K I M
I. Refuzohen si të pabazuara, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësve të të dënuarve L.G. dhe K.Sh. të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.43/2021 të datës 07.12.2022 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës APS.nr.19/2023 të datës 04.05.2023.
II. Hedhen si të palejuara, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësve të të përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, “NTSH Sh.”, “NTP X., G. Shpk”, “G.K. SHPK”, “R.H.” dhe “M.B.G. SHPK”.
A r s y e t i m
Vendimi i Gjykatës Themelore
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktgjykimin PS.43/2021 e datës 07.12.2022, të dënuarin L.G. e ka shpallur fajtor për veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.2 dhe par.3 nënpar.4 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 (tremijë) €, hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 327 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 (pesëqind) €, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes nga neni 336 par.1 të KPRK-së duke i shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj dhe shpëlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dënim prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesëmijë) €, ashtu që e ka gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 8500 (tetëmijë e pesëqind) €, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 20.10.2020 e deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë. Kurse të dënuarin K.Sh. e ka shpallur fajtor për veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 lidhur me nenin 33 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 (tremijë) €, kurse për veprën penale shpëlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur
4
2
3
7
2 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite dhe dënim me gjobë më shumë prej 30.000 (tridhjetë mijë) €, ashtu që e ka gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 33.000 (tridhjetë e tremijë) € në të cilin dënim do ti llogaritet koha e paraburgimit prej datës 26.10.2020 deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë. Të dënuarit janë obliguar që secili veç e veç në pagesën e shumës prej nga 300 €, në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe shumën prej nga 50 €, në fondin për kompensimin e viktimave të krimit, kurse detyrohen të dënuarit që Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve – Thesarit të Kosovës të i kompensojnë në mënyrë solidare shumën prej 1.134.413,50 €.
Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës
Gjykata e Apelit e Kosovës, me aktgjykimin APS.nr.19/2023 të datës 04.05.2023, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të dënuarve dhe përfaqësuesve të palëve të treta dhe e ka vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
Kundër këtyre aktgjykimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kanë paraqitur:
– mbrojtësi i të dënuarit L.G., avokati Tahir Rrecaj nga Prishtina, për shkak të shkeljes së ligjit penal, shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, të aprovoj si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, aktgjykimet e kundërshtuara t’i ndryshon dhe të dënuarin të e liroj nga akuza për veprën penale pastrimi i parave (pika e tretë e dispozitivit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë), të dënuarit të i shqiptoj dënim më të butë për veprat penale të shpallur fajtor ose aktgjykimet e kundërshtuara të i anulon dhe lëndën ta kthej në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë vetëm për veprën penale pastrimi i parave (pika e tretë e dispozitivit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë);
– mbrojtësi i të dënuarit K.Sh., avokati Florent Latifaj nga Prishtina, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore,
4
2
3
7
3 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, të aprovoj si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë;
– përfaqësuesit e palëve të treta E. SHPK, “NTSH Sh.”, “NTP X., G. Shpk”, “G.K. SHPK “R.H.” dhe “M.B.G. SHPK”, duke kërkuar kthimin e mjeteve të konfiskuara në mënyrë jo ligjore.
Mendimi i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e Kosovës, me shkresën KMLP.II.nr.313/2023 e datës 23.10.2023, ka propozuar që kërkesat e mbrojtësve të të dënuarve për mbrojtje të ligjshmërisë të refuzohen si të pabazuara, kurse kërkesat e përfaqësuesve të palëve të treta të hudhen si të palejuara.
Pretendimet e paraqitura në kërkesa
Në kërkesën e mbrojtësit të të dënuarit L.G. është theksuar se aktgjykimi i kundërshtuar është i përfshirë në shkelje të ligji penal dhe atë në dëm të të dënuarit sepse me rastin e marrjes së vendimit për fajësinë del se i dënuari as në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimi në drejtim të kryerje së veprës penale pastrimi i parave. Gjithashtu edhe gjykata e shkallës së dytë duke vendosur për ankesën e mbrojtjes ka shkelur ligjin penal duke pranuar arsyetimin e gjykatës së shkallës së parë e që nga i cili arsyetim konkludohet se nuk është e bindur se i dënuari të ketë ndërmarrë çfarëdo veprimi konkret të drejtpërdrejtë apo t tërthortë në kryerjen e kësaj vepre penale.
Janë paraqitur pretendime përkitazi me bashkëkryerjen mes të dënuarve e që pretendohet se me asnjë provë nuk është vërtetuar se të dënuarit kanë vepruar në bashkëkryerje me njëri- tjetrin dhe fakti se kjo sipas arsyetimit të gjykatave të dy instancave gjyqësore nuk mund të arsyetohet vetëm me prova rrethanore, meqë për të ekzistuar bashkëkryerja, sipas dispozitës së nenit 31 të KPRK-së, kërkohet që dy e më shumë persona së bashku të kryejnë veprën penale, ose thelbësisht të kontribuojnë në kryerjen e saj në ndonjë mënyrë tjetër. Pra të dënuarit do të duhej të vepronin sipas teorisë së ndarjes së roleve e cila është pranuar në praktikën gjyqësore dhe veprojnë me qëllim të përbashkët në realizimin e veprës penale, kurse bashkëkryerës konsiderohet secili i cili në bazë zë marrëveshjes mbi ndarjen e roleve dhe kryerjen e përbashkët realizon pjesën e vet e cila i është besuar në procesin e kryerjes së veprës penale, kurse prokuroria
4
2
3
7
4 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
e mbështetë këtë vetëm në bazë të vlerësimit të masave të fshehta, përkatësisht regjistrimit të thirrjeve telefonike por pa e ditur se për çfarë është biseduar dhe kjo nuk i jep të dejtë prokurorisë dhe gjykatës të jep konkludim se kanë biseduar për marrëveshje të përbashkët për kryerjen e kësaj vepre penale.
Pretendohet se gjykata e shkallës së parë me rastin e marrjes së vendimit për dënimin ka shkelur dispozitat e neneve 69, 70, 71 dhe 72 të KPRK-së sepse nuk i ka vlerësuar drejtë të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese të cilat kanë qenë me ndikim në marrjen e dënimit të dejtë dhe të ligjshëm, si dhe nuk ka zbatuar dispozitat e zbutjes së dënimit, dake i mbivlerësuar rrethanat rënduese dhe duke mos vlerësuar rrethanat tjera lehtësuese, përveç pranimit të fajësisë dhe kërkim faljen e të dënuarit. për më tepër si rrethana rënduese janë marrë elementet e veprave penale për të cilat i dënuari është shpallur fajtor siç janë: shkalla e lartë e dashjes, keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimi, shkeljen e besimit të kolegëve të tij duke krijuar qasje në sistem me emrat e tyre. Kurse njëkohësisht nuk ka zbatuar dispozitat për zbutjen e dënimit, përkatësisht nuk ka vlerësuar rrethanat lehtësuese moshën e re të kryerësit, premtimin se në të ardhmen nuk do të kryeje vepër tjetër penale, sjelljen e tij pas kryerjes, se më parë nuk ka qenë i dënuar, rrethanat personale se është i martuar dhe baba i një fëmije të mitur dhe bashkëpunimin e tij me prokurorinë dhe gjykatën. Për më tepër, pretendohet se gjykata e shkallës së parë nuk ka zbatuar në mënyrë të drejtë as rregullat e dënimit dhe as kufijtë e zbutjes së dënimit ku janë përcaktuar masat më të ulëta të dënimeve dhe me këtë rast duke e pasur parasysh se i dënuari ka bërë pranimin e fajësisë, atëherë gjykata e shkallës së parë do të duhej të shqiptonte dënime nën minimumin e përcaktuar ligjor dhe atë për veprën penale sipas pikës së parë të dispozitivit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë dënim burgimi me kusht deri në dy (2) vjet, kurse për veprat në pikën e dytë dhe tretë të dispozitivit të aktgjykimit të gjykatë së shkallës së parë do të duhej të shqiptohej dënim me gjobë.
Më tutje në kërkesë janë paraqitur pretendime për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të përcaktuara me dispozitat e nenit 384 par.2 nënpar.2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 369 dhe 370 të KPP-së, sepse dispozitivi i aktgjykimit të kundërshtuar të gjykatës së shkallës së parë është i paqartë dhe kundërthënës pasi që nuk është dhënë as edhe një arsye e vetme se ku bazohet se i dënuari L.G. ka kryer këtë vepër penale në bashkëkryerje me të dënuarin tjetër K.S., pra gjithë aktgjykimi bazohet në supozime dhe thashë e thëma të pavërtetuara edhe pse i dënuari Gruda nuk e kundërshton faktin se transferimit të parave në llogarinë “L.G.”, por se nuk ka pasur marrëveshje paraprake me të dënuarin K.Sh. që ato para të derdhen në llogari të
4
2
3
7
5 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
palëve të treta, dhe për më tepër, gjykatat marrin parasysh disa komunikime mes të dënuarve por se është konstatuar se nuk dihet përmbajtja e tyre.
Në kërkesën e mbrojtësit të të dënuarit K.Sh. është theksuar se aktgjykimi i kundërshtuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara me dispozitën e nenit 384 par.1 nënpar.1.10 të KPP-së, meqë në rastin konkret aktgjykimeve të kundërshtuara u mungon arsyetimi ngase dispozitivi dhe arsyetimi janë në shpërputhje të plotë me njëra tjetrën dhe atë fillimisht PSRK nuk ka ofruar dhe as gjykata nuk ka gjetur as edhe një provë të vetme e cila do të vinte në përfundim se ka pasur marrëveshje mes të të dënuarve. Gjykata ka tentuar që të arsyetoj lidhjen mes të dënuarve përmes faktit se kanë rastisë të jenë në një aeroplan gjatë kthimit nga Turqia edhe pse secili nga ta ka qenë për arsye të ndryshme e që edhe vet provat konstatojnë se i dënuari L.G. ka udhëtuar në T. nga Sh., ndërsa i dënuari K.Sh. ka udhëtuar në S. nga P., pra me këtë rast gjykata ka dështuar të zgjidh çështjen e bashkëkryerjes ngase nuk jep përgjigje se ku qëndron bashkëkryerja në rastin konkret. Kurse ndërlidhja e vetme mes tyre sipas gjykatës vërtetohet me rastin e kthimit me të njëjtin aeroplan e që ky fakti do të duhej të interpretohej në favor të të dënuarit.
Pretendohet se gjykatat nuk kanë arritur të ndërlidhin faktin e dhënies së të dhënave bankare nga ana e të dënuarit K.Sh. dhe me këtë nuk kanë mundur të ndërlidhin ndihmën e tij në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare. Fakti se i dënuari L.G. ka transferuar shumën mbi dy milion euro nuk mund në asnjë rast të interpretohet si ndihmë dhe kjo pohohet edhe nga vet prokurori në fjalën e tij përfundimtare, me ç’rast thekson faktin se subjekti ekonomik “L.G.” edhe më herët ka qenë i regjistruar në organet shtetërore, se janë bërë pagesa për punët e kryera më herët dhe se në këto të dhëna kanë pasur qasje organet shtetërore. Për më tepër, në kohën kur pretendohet se është kryer vepra penale i dënuari ka qenë duke bërë ndërtimin e 270 shtëpive të komuniteteve dhe ka qenë nën kontraktor i Qeverisë në këtë ndërtim e që të dhënat janë të qasshme edhe sot e kësaj dite, kurse gjykata ka anashkaluar në tersi këto fakte dhe çështjen e ka zgjidhur duke mos u bazuar në as edhe një provë të vetme, por se vetëm me faktin se i dënuari L.G. ka bërë transferimin e parave në llogarinë bankare të të dënuarit tjetër K.Sh. pasi që i njëjti i ka dhënë llogarinë e tij bankare dhe me këtë ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Të dy nivelet e gjykatave as që kanë tentuar për ti vlerësuar por vetëm janë mjaftuar me konstatimin se ata disa herë kanë komunikuar me telefona dhe janë kthyer me të njëjtin aeroplan nga Turqia. Nuk është vërtetuar dashja me prova se cila ka qenë koha, mënyra dhe vendi ku K.Sh. i ka dhënë të dhënat e kompanisë së tij dhe gjithashtu koha kur ata u morën vesh për kryerjen e veprës
4
2
3
7
6 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
penale nuk arsyetohet fare dhe me këtë do të largonte përgjegjësinë penale të ndihmësit në kryerjen e veprës penale. Përtej kësaj gjykata në arsyetimin e aktgjykimit thekson se ndihmën në këtë vepër penale mund ta kryejë kushdo duke cituar format e ndihmës por pa argumentuar faktin se a është e mundur që një person i cili nuk është person zyrtar të jep ndihmë një zyrtari në kryerjen e veprës penale. Pra në rasti konkret pretendohet se mund të jep ndihmën vetëm pas kryerjes së veprës penale e jo në kryerjen e saj, në këtë mënyrë është dështuar të jepet arsyetim i mirëfilltë, por vetëm me një fjali ka pohuar se përveç të dënuarit L.G. edhe i dënuari K.Sh. është përfitues i madh. Kjo mënyrë e arsyetimit nuk është bërë sipas kërkesës ligjore të nenit 361 par.2 të KPP-së, se gjykata detyrohet me ndërgjegje të vlerësoj çdo provë një nga një dhe ndërlidhje me njëra tjetrën dhe të nxjerr përfundime konkrete dhe sikur të zbatonte këtë dispozitë, atëherë do të vërehej fakti se shumica absolute e parave kanë shkuar në llogaritë e kompanive të ndryshme që K.Sh. gjegjësisht kompania e tij u ka pasur borxh ose që u ka lëshuar avans për material ndërtimor për punët që do ti kryente për ndërtimin e 270 shtëpive dhe ishte në pritje të pagesës së shumës prej 3 milion e 200 mijë €, atëherë me transferimin e parave kompanive të ndryshme dhe shumës mbi 400.000 € kompanisë në T., për blerjen e aparaturave, atëherë çka ka përfituar i dënuari tjetër L.G.
Tutje në kërkesë janë paraqitur pretendime për mos ekzistimin e veprës penale shpëlarja e parave dhe atë vetëm me faktin se paratë e dala në llogarinë e kompanisë së djalit të të dënuarit K.Sh. dhe pastaj është bërë pastrimi i parave duke maskuar dhe manipuluar me paratë, përkundër që dispozitat ligjore për tu realizuar kjo vepër penale paratë duhet të jenë përfituar me si rezultat i veprës penale, pra rrjedhin nga aktiviteti kriminal, andaj si është e mundur në këtë mënyrë të bëhet pastrimi i parave nga ana e të dënuarit e që këtë nuk e ka të qartë as gjykata e cila me hamendje e trajton këtë çështje. Gjykatat me këtë rast kanë bërë interpretime subjektive përkatësisht në mendjet e të dënuarve dhe është harruar fakti se tranferet i ka bërë i dënuari K.Sh., kurse i dënuari tjetër L.G. nuk është as bashkëpronar dhe as hisedar në kompaninë L.G. dhe se nuk ka pasur kurrfarë afarizmi me subjektet të cilave u janë transferuar paratë.
Pretendohet se aktgjykimet e dy gjykatat e instancave më të ulëta gjyqësore janë përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par.2 lidhur me nenin 369 par.8 të KPP-së, meqë kanë konstatuar se i dënuari K.Sh. veprën penale e ka kryer me dashje direke dhe me këtë rast duke shqiptuar dënimin e lartë dhe atë pothuajse të barabartë me të dënuarin tjetër, përkundër faktit se i njëjti është shpallur fajtor për ofrimin e ndihmës të dënuarit
4
2
3
7
7 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
L.G., dhe për më tepër, është interesant fakti se ndaj tij nuk është gjetur as edhe një rrethanë lehtësuese dhe nuk është arsyetuar fakti se kemi pasur të bëjmë me rast veçanërisht të rëndë.
Më tutje në kërkesë janë paraqitur pretendime lidhur me shkeljen e ligjit penal pasi që në rastin konkret konsiderohet se ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale, meqë në veprimet e të dënuarit nuk janë manifestuar elementet e veprave penale për të cilat është shpallur fajtor dhe me këtë rast ligji penal është shkelur në dëm të tij, ngase ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale.
Gjetjet e Gjykatës Supreme të Kosovës
Gjykata Supreme e Kosovës në seancën e kolegjit shqyrtoi shkresat e lëndës në kuptim të nenit 435 par.1 lidhur me nenin 436 par.1 të KPP-së dhe pas vlerësimit të pretendimeve në kërkesë, gjeti se:
– kërkesat e mbrojtësve të të dënuarve nuk janë të bazuara, kurse kërkesat e përfaqësuesve të palëve të treta janë të palejuara.
Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, pretendimet e mbrojtësve të të dënuarve janë të pabazuara, ngase aktgjykimet kundër të cilave janë parashtruar kërkesat, nuk përmbajnë shkelje për të cilat pretendohet.
Fillimisht do të shqyrtohen pretendimet konkrete të paraqitura në kërkesën e mbrojtësit të të dënuarit L.G. dhe atë vetëm përkitazi me veprën penale të përcaktuar në pikën e tretë (vepra penale e pastrimit të parave) të aktgjykimeve të kundërshtuara, me ç’rast pretendohet se janë marrë me shkelje të ligjit penal, kurse Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se pretendimi në fjalë është i pabazuar. Meqë duke u bazuar në shkresat e lëndës del se në veprimet e të dënuarit L.G. janë realizuar të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale shpëlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së, meqë në kohë, vend dhe mënyrë të përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë i dënuari L.G. në bashkëkryerje edhe me të dënuarin tjetër K.Sh. kanë kryer këtë vepër penale. Në këtë kontekst është e rëndësishme të vihet fokusi te forma e bashkëpunimit të të dënuarve e që sipas aktgjykimeve të kundërshtuara del se kjo formë e bashkëpunimit në tërësi është realizuar në
4
2
3
7
8 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
veprimet e të dënuarve. Mirëpo për shtjellimin më tutje të kësaj çështje është e nevojshme të analizohet bashkëkryerja e cila është përkufizuar me dispozitën e nenit 31 të KPRK-së: “Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepër penale.”.
Nga kjo rrjedh se në rastin konkret bëhet fjalë për formë tipike të bashkëpunimit të kryerjes së veprës penale përkatësisht bashkëkryerje, meqë për tu konsideruar bashkëkryerje i rëndësishëm është ekzistimi i aspektit objektiv (që secili nga pjesëmarrësit të ndërmerr ndonjë veprim në drejtim të kryerjes së veprës penale) dhe aspekti subjektiv (manifestimi i vullnetit për të kryer veprën penale). Në rastin konkret ishin gërshetuar të dy aspektet, meqë secili nga të dënuarit me veprimet e tyre kishte pasur rol të rëndësishëm në realizimin e veprës penale në fjalë. Pra, ishin ndërmarrë veprime konkrete të secilit prej të dënuarve dhe atë fillimisht i dënuari i parë L.G. me datë 09.10.2020 përmes katër transaksioneve bankare nga Thesari i Republikës së Kosovës ka transferuar paratë në shumë të përgjithshme prej 2.077.995,90 € dhe atë: transaksionin e parë në shumë prej 622.903,90 € me përshkrim rehabilitimi i rrugës, transaksionin e dytë në shumë 330.092,00 €, me përshkrim rehabilitimi i rrugës rajonale Zh.-D., transaksionin e tretë në shumë prej 375.000,00 € me përshkrim riparimi i rrugëve dhe transaksionin e katërt në shumë prej 750.000,00€, për riparimin e rrugës rajonale P. – P. në llogarinë bankare 2024000176462178 në bankën TEB në emër të firmës L. G.-SHPK edhe pse asnjërën nga këto punime firma në fjalë nuk i kishte realizuar.
Pastaj i dënuari i dytë K.Sh. me të njëjtën datë, pra 9 tetor 2020 kishte filluar pagesat dhe atë kishte realizuar këto transaksione në firma dhe persona të ndryshme dhe atë: në firmën G.C, shumën prej 300.008,00, personit Sh.R., shumën prej 45.000 €, firmës K.B., shumën prej 42.000 €, personit B.H., shumën prej 26.000 €, në E. SHPK, shumën prej 20.000 €, për të vazhduar me pagesa me datën 12 tetor 2020 dhe atë kishte realizuar katër transaksione dhe atë: në firmën I.M. SHPK, shumën prej 298.705,00, personit B.B. shumën prej 80.000 €, personit M.B., shumën prej 70.000 €, NTP F., shumën prej 55.261,50 €, firmës D.C., shumën prej 55.261,50 €, KF G. e Ll., shumën prej 26.000 €, K. SHPK, shumën prej 21.566,00 €, A.M.-S. SHPK, shumën prej 6.500,05 €, NTP D.K., shumën prej 15.001,80 €, V.Sh., shumën prej 20.000,00 €, NTP N., shumën prej 26.000,00 €, S. SHPK, shumën prej 10.000,00 dhe P.L. SHPK, shumën prej 74.340,00 €, kurse pagesat i ka vazhduar me datën 13 tetor 2020 dhe atë: personit B.S., shumën prej 20.000,00, O.eJ. SHPK, shumën prej 6197,70 €, NTSH Sh. SHPK, shumën prej 5000,81 €,
4
2
3
7
9 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
firmës NT H., shumën prej 2797,50 €, E. SHPK, shumën prej 2250,00 €, G. SHPK, shumën prej 800,00 €, V.I. SHPK, shumën prej 19.999,75 €, E.A. SHPK, shumën prej 80.000,00 € dhe 62.908,53 €. Kurse me datë 12 tetor 2020 po ashtu bën dy transfere ndërkombëtare të parave në llogari të firmës V.M. në T. në shuma prej 125.000,00 € dhe 315.000,00 €, si dhe me datat 09, 12, 13, 14 dhe 15 tetor 2020 realizon tërheqje të mjeteve monetare në dymbëdhjetë raste në shuma të ndryshme të parave me vlerë të përgjithshme prej 221.388,16 €.
Ashtu që të dënuarit secili veç e veç me veprimet e tyre kanë pasur rolin e bashkëkryerësit në kryerjen e veprave penale dhe siç është përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë secili nga të dënuarit ka bërë pjesën e tij të punës dhe me këtë edhe është realizuar në tërësi kjo vepër penale, kurse pretendimet e theksuara në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë se nuk janë vërtetuar pretendimet e bashkëkryerjes dalin të jenë të pabazuara pasi që duke pasur parasysh ecurinë e këtij rasti del se të dënuarit kanë vepruar duke ndarë rolet me njëri-tjetrin dhe secili nga ta ka ndërmarrë veprime në kuadër të rolit të tij dhe të cilat veprime janë potencuar edhe në aktgjykimet e kundërshtuara e arsyetimet e dy gjykatave më të ulëta gjyqësore i aprovon në tërësi edhe kjo gjykatë.
Duke vlerësuar pretendimet përkitazi me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par.2 nënpar.2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 369 dhe 370 të KPP-së, Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se shkeljet e tilla janë të natyrës relative, kurse në rastin konkret del se dispozitivi i aktgjykimit të kundërshtuar të gjykatës së shkallës së parë është i qartë dhe nuk ka as edhe një kundërthënie, për më tepër, në aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë janë dhënë arsye të qarta dhe të plota për veprimet konkrete të të dënuarit L.G. e po ashtu edhe përkitazi me marrëveshjen paraprake mes tij dhe të dënuarit tjetër K.S1. Në këtë aspekt, siç edhe u theksua në pjesën e epërme të këtij aktgjykimi duke u bazuar në veprimet e të dënuarit të dytë e posaçërisht veprimi i shpejtë i tij në nxjerrjen e mjeteve financiare të dala në llogarinë e tij bankare dhe pastaj shlyerja e borxheve, pagesat e avanseve, pagesat për makineri, nxjerrja e mjeteve për pagesa kesh ndaj borxhlinjve të tij dhe atë e mjeteve në shumë mjaft të lartë tregojnë në tërësi veprimin e koordinuar të të dënuarve. Për më tepër, edhe vet i dënuari tjetër K.Sh. nuk kishte ndonjë pritshmëri reale për pagesën e kësaj shume të lartë mjeteve (kjo pjesë do të trajtohet më tutje me rastin e shqyrtimeve të pretendimeve të mbrojtësit të të dënuarit K.Sh.), pastaj fakti i komunikimit të tyre përmes telefonave ndonëse e pa zbuluar përmbajtja e tyre, por fakti se vet i dënuari K.Sh. gjatë tërë procedurës penale potenconte faktin se nuk e njihte të dënuarin e parë L.G., atëherë rrjedh një pyetje logjike se pse u bë komunikimi mes tyre dhe atë pikërisht në
4
2
3
7
10 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
kohën e kryerjes së veprës penale (nga data 02 tetor- 13 tetor). Në këtë kontekst i rëndësishëm është edhe fakti i pa kontestuar se i dënuari L.G. kishte bartur shumën e të hollave në llogarinë e të dënuarit tjetër K.S1., kurse destinimi i mjeteve ishte bërë për realizimin e projekteve rrugore e që me këtë veprimtari fare nuk ishte marrë kompania e të dënuarit dhe po ashtu fakti që nxjerrja dhe pagesat e shpejta të kësaj shume relativisht të madhe të të hollave paraqesin bazë të sigurte për bashkëveprimin e tyre.
Sa i përket pretendimeve të paraqitura nga mbrojtësi i të dënuarit K.Sh. dalin se këto pretendime janë të pa bazuara. Meqë në veprimet e të dënuarit janë manifestuar të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprave penale për të cilat i dënuari është shpallur faktor dhe është dënuar. Siç u tha edhe në pjesën e sipërme të këtij aktgjykimi gjykatat e dy instancave më të ulëta gjyqësore kanë dhënë arsyetim të plotë dhe të qartë për secilën pikë të aktgjykimit dhe arsyetimi nuk mungon për asnjërën pikë të saj. Përtej kësaj gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e saj në mënyrë bindëse duke i ndërlidhur provat që i kishte në dispozicion ka shpërfaqur lidhjen mes të dënuarve dhe posaçërisht bashkëveprimin e tyre dhe atë përmes dy fakteve të rëndësishme dhe atë së pari përmes komunikimeve telefonike mes tyre edhe pse i dënuari K.Sh. mohon njohjen me të dënuarin L.G., por megjithatë nga provat e administruara del se të njëjtit kishin komunikime telefonike mes datave 02 teto 2020 dhe 13 tetor 2020, pra pikërisht disa ditë para dhe disa ditë pas transferimit të parave dhe ndonëse përmbajtja e këtyre bisedave nuk u zbulua, por kjo duhet patjetër të ndërlidhet me provat tjera dhe atë shkuarja e të dënuarve në Turqi dhe kthimi i tyre në të njëjtin aeroplan. Pra si ishte e mundur kjo të bëhet mes personave që fare nuk njiheshin mes vete e posaçërisht komunikimi telefonik që patën dhe bisedat që zhvilluan ndonëse i dënuari K.Sh. në të gjitha fazat e procedurës penale deklaron se nuk e njihet mirë të dënuarin tjetër L.G.. Në këtë aspekt i rëndësishëm është padyshim edhe vet mbrojtja e të dënuarit K.Sh. i cili gjatë deklarimit të tij gjatë procedurës hetimore thekson faktin e realizimit të një projekti të shtëpive por njëkohësisht shuma e transferuar dhe shuma e projektit paraqet një disproporcion të madh, pra sipas vet deklarimit të tij projekti i realizuar si tërësi ka qenë rreth 5000.000 €, ndonëse disa të holla paraprakisht i ishin paguar, kurse shuma e transferuar ishte mbi 2.000.000 €, andaj mbi këtë bazë rrjedh edhe deklarimi i tij se “”në momentin që e kam pa shumën prej 2.000.000 € e kam kuptuar se nuk është shuma ime por pasi që kam pas obligime i kam shfrytëzuar ato” që në fakt tregon brishtësinë e mbrojtjes së tij dhe faktin se kishte njohuritë e plota se kjo shumë ishte dërguar në llogarinë e tij jo për shkak të punëve të tij, andaj në funksion të kësaj del edhe shpejtësia e veprimit të tij në largimin e tyre përmes mënyrave të ndryshme të destinimit, pagesa e borxheve, avanse, pagesa të makinerisë,
4
2
3
7
11 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
nxjerrja e parave të gatshme, pagesa e donacioneve por me destinim final largimin sa më të shpejtë të tyre nga llogaria e tij bankare.
Shqyrtimi i pretendimeve se në veprimet e të dënuarit nuk janë realizuar elementet e veprës penale të shpëlarjes së parave dalin të jenë të pabazuara, meqë në rastin konkret sipas pikëpamjes së Gjykatës Supreme të Kosovës dhe bazuar në shkresat e lëndës e posaçërisht mënyrën e transferimit katër herë të shumave të parave së pari në llogarinë bankare të të dënuarit të dytë K.Sh. dhe pastaj vazhdimi i transferimit në xhirollogaritë e personave të ndryshëm në formë të pagesës së borxhit, kthim i huazimit, donacioneve dhe tërheqjeve të parave të gatshme me qëllim të kthimit si para të ligjshme paraqet pa asnjë dyshim elementet esenciale të veprës penale shpëlarjes së parasë nga neni 302 dhe nenit 56 të Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Sipas këndvështrimit të Gjykatës Supreme të Kosovës janë realizuar tri fazat e pastrimit të parasë dhe atë: së pari përfitimi i kundërligjshëm i parave përmes faktit se i dënuari L.G. kishte bartur në llogarinë e të dënuarit tjetër K.Sh. përmes katër transferove shumën prej 2.077.995,90 € dhe atë: transaksionin e parë në shumë prej 622.903,90 € me përshkrim rehabilitimi i rrugës, transaksionin e dytë në shumë 330.092,00 €, me përshkrim rehabilitimi i rrugës rajonale Zh.-D., transaksionin e tretë në shumë prej 375.000,00 € me përshkrim riparimi i rrugëve dhe transaksionin e katërt në shumë prej 750.000,00€, për riparimin e rrugës rajonale P. – P. në llogarinë bankare 2024000176462178 në bankën TEB në emër të firmës L.G.-SHPK edhe pse asnjërën nga këto punime firma në fjalë nuk i kishte realizuar, së dyti mjetet monetare-paratë janë bartur në llogarinë e firmave tjera dhe personave të ndryshëm privat (me destinim për kthimin e borxheve, kthimin e huazimeve, donacioneve dhe tërheqjeve të parave të gatshme pastaj), dhe po ashtu është realizuar edhe faza e tretë (kthimi i shumës së parave tek i dënuari K.Sh. përmes blerjes së mjeteve të punës apo kthimin e mjeteve), me qëllim final përdorimin e tyre si mjete të përfituara në mënyrë të ligjshme.
Pretendimet se në veprimet e të dënuarit nuk janë realizuar elementet e veprës penale ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare po ashtu dalin të jenë të pabazuara. Gjykata Supreme e Kosovës gjen se gjykatat e dy instancave më të ulëta gjyqësore me të drejtë kanë konstatuar se në veprimet e të dënuarit janë realizuar të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale në fjalë, meqë siç është përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, përkatësisht nga përshkrimi i figurës së kësaj vepre penale dhe shkresat e lëndës rrjedh se në rastin konkret i dënuari ka vepruar në cilësi të ndihmësit në kryerjen e kësaj vepre penale. Arsyetimet dhe gjetjet e dy gjykatave të dy instancave më të ulëta gjyqësore,
4
2
3
7
12 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
përkitazi me përmbushjen e elementeve të veprës penale për të cilën u dënuari është shpallur fajtor i aprovon në tërësi edhe Gjykata Supreme e Kosovës dhe tutje shton faktin se përgjithësisht vepra penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me dispozitën e nenit 414 të KPRK-së mund të kryhet ekskluzivisht nga ana e personave zyrtar dhe mos pasja e kësaj cilësie në mënyrë automatike e përjashton edhe kryerjen e kësaj vepre penale. Por siç me të drejtë kanë konstatuar edhe dy instancat më të ulëta gjyqësore në rastin konkret është e mundur që ndihmën në kryerjen e kësaj vepre penale mund ta bëj edhe personi që nuk është i veshur me petkun e personit zyrtar. Për më tepër, duke u referuar dispozitës ligjore të përkufizuar me dispozitën e nenit 33 par. 1 të KPRK-së është përshkruar se: “ Kushdo që me dashje ndihmon personin tjetër për kryerjen e veprës penale dënohet më dënim më të butë sesa kryesi i veprës.”
“Ndihma për të kryer një vepër penale përfshin, por nuk kufizohet në: dhënien e këshillave ose udhëzimeve se si të kryhet vepra penale; vënien në dispozicion të mjeteve për kryerjen e veprës penale; krijimin e kushteve ose mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; ose premtimi paraprak se do të fshehë provat e kryerjes së veprës penale, kryesin apo identitetin e kryesit, mjetet e përdorura për kryerjen e veprës penale ose përfitimet që rrjedhin nga kryerja e veprës penale.”
Pra nga përshkrimi i dispozitës ligjore rrjedhin qartazi edhe veprimet e ndihmës së të dënuarit K.Sh. dhe atë fakti se me dashje ka ndihmuar të dënuarin e parë për kryerjen e veprës penale dhe atë në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale, meqë bartja e mjeteve nga Thesari i Kosovës në llogarinë e të dënuarit të dytë paraqesin një krijim të kushteve për realizimin e kësaj vepre penale, meqë pa këtë ndihmë nuk do të mund të bëhej transferimi i mjeteve tutje dhe me këtë edhe realizimi i veprës penale. Për më tepër, transferimi i këtyre mjeteve në emër të kryerjes së disa projekteve rrugore qartësisht tregon faktin se i dënuari K.Sh. ishte në njohur se ishin transferuar pa asnjë bazë, meqë nuk ishte kontraktues i asnjërit nga këto projekte të realizuara dhe përtej kësaj firma e tij ndërtimore merrej me ndërtim të shtëpive dhe jo me ndërtim të rrugëve dhe kjo bëhet edhe më e qartë se në transfere të të hollave ishin bërë përshkrimi i arsyes së destinimi të mjeteve.
Gjykata Supreme e Kosovës duke shqyrtuar pretendimet e mbrojtësve të të dënuarve përkitazi me dënimin e shqiptuar vëren faktin se në mënyrë të drejtë është zbatuar ligji penal nga të dy gjykatat e instancave më të ulëta dhe të dënuarit i është shqiptuar dënimi i përcaktuar brenda kornizës së minimumit dhe maksimumit të dënimit të përcaktuar për veprat penale për të cilat të
4
2
3
7
13 (14)
1
2
:
3
2
0
2
Numri i lëndës: 2020:140305 Datë: 09.01.2024 Numri i dokumentit: 05169247
dënuarit janë shpallur fajtor. Megjithatë, bazuar në dispozitën e nenit 385 par.5 të KPPK-së kur është fjala për vendimin për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore ose në marrjen e vendimit për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim apo për konfiskim të dobisë pasurore të fituar me veprën penale, shkelja e ligjit penal bëhet në rastet kur në marrjen e vendimit për dënim gjykata i ka tejkaluar kompetencat ligjore. Pra, nuk është në kompetencë të Gjykatës Supreme të Kosovës shqyrtimi i lartësisë së dënimit të shqiptuar, por e rëndësishme është se me rastin e shqiptimit të dënimit nuk janë tejkaluar kompetencat ligjore dhe arsyet e dhëna për vendimin për dënim, nuk janë të përfshira në shkelje procedurale.
Gjykata Supreme e Kosovës vlerësoj kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë së përfaqësuesve të palëve të treta dhe erdhi në konkludim se kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë sipas dispozitës së nenit 433 par.2 të KPPK-së, mund të paraqes Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij, kurse në rastin konkret kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kanë paraqitur përfaqësuesit e palëve të treta, pra persona të cilët sipas dispozitës së lartcekur nuk e gëzojnë këtë të drejtë, andaj në zbatim të dispozitës së nenit 434 par.2 nënpar.2.2 të KPPK-së, hudhi si të palejuara këto kërkesa.
Nga sa u parashtrua më lartë e në kuptim të nenit 437 par.1 të KPPK-së, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.
GJYKATA SUPREME E KOSOVËS – PRISHTINË
Pml.nr.537/2023, më 22 nëntor 2023