Live

Të dënuar për trafik droge, prostitucion e vjedhje: Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy në Shqipëri

16:38 / 23 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Katër shqiptarë janë ekstraduar në Italia, ndërsa dy të tjerë janë ekstraduar në Shqipëri, të dënuar për trafik droge, prostitucion e vjedhje.

Në Itali u ekstradua shtetasi Shpëtim Memolla, 52 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Lakuilas e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Atje u ekstradua edhe shtetasi Gentian Kadillari, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Ankonas e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve.

Edhe shtetasi F. Ll., 28 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal.

Si dhe E. G., 45 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Kurse nga Kroacia, në Shqipëri, u ekstradua shtetasi O. Sh., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2023, e ka dënuar 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa nga Italia në Shqipëri u ekstradua shtetasi Sh. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...