Live

Thirrjet raciste në ndeshjen Rumani-Kosovë, Duka: Bojkoti nuk është veprimi më i mirë por…

20:41 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ndeshja Rumani-Kosovë solli tensione në fushë, pas thirrjeve raciste nga tifozët Rumunë, për lojtarët shqiptarë.

Lojtarët e ekipit të Kosovës kanë lënë fushën shumë pak përpara përfundimit të ndeshjes, e cila ishte me rezultatin 0-0.

Kjo situatë bojkoti u komentua nga drejtuesi i FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se ky veprim nuk është veprimi më i mirë, por veprimi i tifozëve rumunë ishte i papranueshëm.

“Kjo është një pyetje me spec, sepse ka brenda njerëz njerëz që duan të dëgjojnë ndryshe, ka brenda edhe rregulla. Bojkoti nuk mendoj që është veprimi më i mirë i mundshëm, por sikurse mendoj se edhe atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë ishte fare po fare e papranueshme.

Në momentin që njeriu është në atë lloj presioni atë lloj fyerje e ofendimi mund të marrë edhe vendimin e gabuar. Në atë lloj atmosfere mbytëse dhe ofenduese…”, tha Duka për “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...