Thirrjet raciste në ”Arena Nationala” në Bukuresht, kanë bërë të ndërpritet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.
Gazetyari Arlind Sadiku i cili ndodhet në Bukuresht, ka njoftuar se thirrjet “Serbia, Serbia” janë shkak që futbollistët e Kosovës braktisën ndeshjen dhe u futen në zhveshtore.
Ai po ashtu ka raportuar se edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi është parë të futet në zhveshtore.
SONDAZH
Loading ...