Live

Tragjike në Lezhë, gjendet pa shenja jete një i moshuar – dyshohet se ra në një shpellë

19:50 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të hënës në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë.

Top Channel bën të ditur se viktima është identifikuar si Preng Mandreaj.

Sipas informacioneve, familjarët kishin njoftuar policinë pas largimit të viktimës nga banesa. Pas kërkimeve, ai është gjetur pa shenja jete brenda një shpelle, në një zonë malore përballë shtëpisë së tij.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit.

Shpërndaje në

U Kopjua