Kosova do të përballet me Islandën në playoffin e Ligës së Kombeve.
Trajneri i Islandës, Age Hareide ka vlerësuar Kombëtaren e Kosovës duke e cilësuar si kundërshtar të vështirë.
“Nuk ka diferencë të madhe ndërmjet shumicës së skuadrave të Ligës B dhe C. Për ne është e rëndësishme të qëndrojmë në Ligën B dhe për ta arritur këtë, duhet t’i bëjmë dy paraqitje të mira ndaj një kundërshtar të vështirë. Kemi një grup të mirë të lojtarëve dhe shpresoj se të gjithë do të jenë të gatshëm për këto ndeshje të marsit”, është shprehur Hareide pas shortit që u tërhoq të premten.