Gazeta e njohur gjermane ‘Kicker’ ka zbuluar se Bayer Leverkuseni ishte afër të humbiste shërbimet e Granit Xhakës, në verën e vitit 2023.
Marrëveshje pothuajse dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, por ishte drejtori menaxhues, Simon Rolfes, ishte vendimtar në transferimin e mesfushorit te Bayer Leverkusen.
Pastaj, Granit Xhaka iu bashkua Bayer Leverkusenit për 15 milionë euro nga Arsenali dhe u kthye në një lider te klubit gjerman.
Ndikimi i tij në suksesin e madh të klubit që në vitin e parë ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa Bayer Leverkusen dominoi futbollin gjerman, duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.
Ata shkuan edhe në finale të Ligës së Evropës ku pësuan humbje nga Atalanta, që ishte e vetmja atë vit.
Mesfushori kosovar nuk ka humbur asnjë minutë në Bundesligë këtë sezon, ndërsa ai është ende një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusen.