Manuel Neuer dhe Thomas Muller janë dy veteranët e Bayern, të cilët në verën e ardhshme pritet të largohen nga rekordmenët e Bundesligës.
Ata janë në fund karriere tashmë dhe nuk mund ta ndihmojnë skuadrën. Madje, Neuer po i bën dëm skuadrës me rënien e formës që po shfaq në kampionat dhe në Champions League.
Bild raporton se Bayern po monitoron disa portierë. Në listë është portieri i Milanit, Maignan, me vlerë rreth 55 mln euro, transmeton telesport.
Ndërkohë, një tjetër opsion që po mendohet është portieri i Aston Villa, Emiliano Martinez, zakonisht i shkëlqyer me penalltitë (por jo vetëm)
Po mendohet edhe rikthimi në Gjermani i portierit Ter Stegen. Duke qenë se është numri 1 i kombëtares gjermane, ai mund të fitojë një kontratë në Allianz Arena.