Live

Trump dhe Putin do të takohen në Alaska për samitin historik

08:27 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidenti Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të takohen sot në Anchorage, Alaska, në orën 11:30 të paradites sipas kohës lokale në Alaska, por që në vendin tonë i bie në ora 21:30.

Trump tha se beson që Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por gjithashtu se takimi ka 25% shanse për dështim, transmeton Klankosova.tv.

Trump e ka kërcënuar Rusinë me “pasoja shumë të rënda” nëse Putin nuk pranon t’i japë fund luftës.

Nëse samiti shkon mirë, Trump sugjeroi organizimin e një takimi trepalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që mund të përfshijë udhëheqës evropianë që mbeten thellësisht të kujdesshëm ndaj Putinit.

Udhëheqësi rus vlerësoi përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar luftën dhe la të kuptohej se Moska dhe Uashingtoni mund të arrinin një marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore gjatë samitit të tyre.

Çdo marrëveshje paqeje rreth Ukrainës do të duhej të përfshinte një marrëveshje për territorin, me Rusinë që pushton pothuajse një të pestën e tokës së Ukrainës. Ja rajonet kryesore që dëshiron Putini.

Shpërndaje në

U Kopjua