Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po i udhëzon anëtarët e ekipit të tij që ta shkarkojnë menjëherë drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer.
Kjo pasi Trumpi po e akuzon McEntarferin se i ka manipuluar raportet mujore të vendeve të punës për qëllime politike.
“Ajo do të zëvendësohet me dikë shumë më kompetent dhe të kualifikuar. Të dhëna të rëndësishme si këto duhet të jenë të drejta dhe të sakta, nuk mund të manipulohen për qëllime politike”, ka thënë Trump, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
McEntarfer u emërua në krye të Byrosë së Statistikave të Punës nga Senati me 86 vota pro dhe 8 kundër në janar 2024, për një mandat katërvjeçar.
Trumpi gjithashtu vazhdoi sulmet ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, duke thënë se ai “duhet gjithashtu të çohet në pension.”