Live

Trump rrit tarifat për dhjetëra vende, përfshirë Serbinë me 35%

08:02 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa më të larta për dhjetëra vende anembanë botës për të “ristrukturuar tregtinë globale në dobi të punëtorëve amerikanë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 përqind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen tarifave prej 15 përqind. Serbia do të përballet me tarifa prej 35 përqind dhe Bosnja dhe Hercegovina prej 30 përqind, transmeton Klankosova.tv.

Shtëpia e Bardhë tha se tarifat synojnë “ristrukturimin e tregtisë globale në dobi të punëtorëve amerikanë” dhe do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, jo më 1 gusht siç ishte njoftuar më parë. Tarifat për mallrat kanadeze po rriten nga 25 në 35 përqind, por ato do të hyjnë në fuqi të premten.

Shpërndaje në

U Kopjua