Live

Trumpi nga “Air Force One”: S’do të jem i kënaqur nëse armëpushimi s’arrihet sot

19:59 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga “Air Force One” iu është përgjigjur gazetarëve se cili do të jetë suksesi për takimin e sotëm me homologun e tij rus, Vladimir Putin, që do të mbahet në Alaskë.

Trumpi tha se nuk mund ta thotë këtë, pasi nuk ka asgjë të vendosur përfundimisht, por tha se do që të shoh një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Kjo nuk ka të bëjë me Evropën. Evropa nuk më thotë çfarë të bëj, por ata do të përfshihen në proces, sigurisht, ashtu si edhe Zelensky, por unë dua të shoh një armëpushim të shpejtë”.

“Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i kënaqur nëse nuk ndodh sot. Të gjithë thanë se nuk mund të ndodhë sot, por unë po dua që vrasjet të ndalen”, tha Trump nga aeroplani “Air Force One”, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se po shkon në takim me Putinin për t’i dhënë fund vrasjeve, teksa shtoi se Amerika s’po jep para, por po bën para nga lufta në Ukrainë.

“Ata po blejnë armët tona, dhe ne po ia dërgojmë ato NATO-s, dhe NATO po na dërgon çekë të mëdhenj e të bukur”.

“Por kjo nuk më intereson. Ajo që më intereson është se javën e kaluar ata humbën 7 mijë e 11 persona, pothuajse të gjithë ushtarë; 36 njerëz në një qytet që u godit nga një raketë. Mbi 7 mijë ushtarë. Është çmenduri”, tha Trumpi.

Takimi në mes Trumpit dhe Putinit është planifikuar që të nis në ora 21:00 me kohën tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua