Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kritikoi sërish ashpër sjelljen e “neveritshme” të Rusisë ndaj Ukrainës, pas sulmeve të saj vdekjeprurëse në Kiev.
Ai tha se planifikon të vendosë sanksione ndaj Moskës nëse nuk arrihet një marrëveshje, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
“Mendoj që është e neveritshme ajo që po bën Rusia”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 31 korrik.
Megjithatë, ai ka shtuar se “nuk e di nëse sanksionet e shqetësojnë atë”, duke iu referuar Putinit.