Live

Vazhdojnë zjarret në Mirditë, për orë të tëra në ndërhyrje është edhe avioni italian

17:45 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ekipet e zjarrfikësve në Shqipëri janë të angazhuar për orë të tëra për të neutralizuar zjarrin në Mirditë.

ABCNews.al shkruan se përveç ndërhyrjes nga toka, është ndërhyrë edhe nga ajri. Prej disa orësh avioni italian “Canadair” operon në zonë për të shuar zjarret.

Ndërkohë situata me zjarret orët e fundit është përmirësuar. Në 24 orë janë raportuar 28 vatra zjarri , nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua