Xhevahire Izmaku ka publikuar pamje nga takimi që mbajti Nisma mbrëmë në Jerzerc të Ferizajit.
Partia e Fatmir Limaj ka marr përkrahje të madhe atje. 9-shi i listës AAK-Nisma, Izmaku ka thënë se qytetarët e Ferizajit janë rreshtuar fuqishëm rreth Nismas.
“Në Jezerc të Ferizajt morëm mbështetje të jashtëzakonshme për NISMA Socialdemokrate!
Qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-së dhe listës tonë për një Kosovë fituese, që është veçVEPRA!
Sot, më shumë se dje, jemi bashkuar për të mirën e Kosovës, duke u zotuar se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria dhe pavarësimi energjetik janë detyrë e jonë në mandatin e ardhshëm.
Suksese Burim, Agnesa, suksese i nderuar Besnik A. Berisha!
Na priftë e mbara bashkë!
Ismail Sejdiu ju lumtë për organizimin ty dhe ekipës suaj” shkruan Izmaku në Facebook.