Live

Veliaj: Shkova në SPAK si bashkëpunëtor për kurthe e letra anonime

18:24 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka dhënë sqarime mbi paraqitjen e tij në SPAK gjatë ditës së sotme.

Ai sqaroi se ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme si bashkëpunëtor për një kallëzim që është bërë nga një person që nuk ekziston, kësisoj ai e quajti të gjithë këtë që po ndodh një kurth.

“Për të gjithë ata qytetarë që duan ta dëgjojnë…Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, që është një personazh që nuk ekziston. Për të na kthyer mallin e letrave anonime! Unë e kuptoj se disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë, në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston, të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Megjithatë, duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi se ishte një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese nëse kryetari i bashkisë, edhe për kurthe anonime nuk paraqitet“, tha Veliaj

“E di gjithë Tirana ku jetoj unë, ku banoj unë. Ku isha përpara zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre. Kështu që unë hyj te ajo rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut skap kur s’i intereson, dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vet. As nuk kam bërë anti-protesta, as letër anonime se vij nga një brez jo i letrave anonime. Këtu do jemi, në Maj do ju mundim! Me gjithë letra anonime e kurthe!”, përfundoi  Veliaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...