Banorët e Big Brother VIP Kosova duket se nuk janë treguar mjaft të kujdesshëm me informacionet që kanë marrë jashtë kamerave.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, duket se ata janë në dijeni se ka filluar edicioni i ri i Big Brother VIP Albania.
Gresa në bashkëbisedim me banorët e tjerë e konfirmon se është në dijeni që ka filluar dje.
Më pas, asaj i tërheqet vëmendja nga produksioni të bëjë kujdes me mikrofonin.