Live

“Vuçiq ik”, protestë masive në Beograd, studentëve u bashkohen edhe banorë të tjerë, fermerë e artistë

19:19 / 22 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën sërish sot në Beograd, me ftesë të studentëve, për të protestuar. “Vuçiq ik” ishte thirrja kryesore.

Revolta e studentëve në Serbi, një nga më të mëdhatë në dekadat e fundit, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në kryqytetin serb dhe më pas u përhap në më shumë se 50 fakultete të tjera në të gjithë vendin.

Këtë 22 dhjetor, studentët morën edhe më shumë mbështetje. Atyre iu bashkuan fermerë, punonjës të shëndetësisë, artistë, por edhe banorë të Beogradit dhe qyteteve përreth.

Pakënaqësia e studentëve u përhap me vrull në të gjithë Serbinë dhe është ndier edhe në shumë shkolla të mesme, maturantët e të cilave kanë bojkotuar mësimin derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...