Live

Vuçiq: Kosova nuk dëshiron dialog, por dëbimin e serbëve

10:13 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, sepse Prishtina nuk dëshiron dialog, por dëbimin e serbëve.

“Ata nuk duan dialog. Nuk ka dialog. Ata duan të dëbojnë serbët”, ka theksuar Vuçiq në një intervistë për një medium serb.

Për këtë arsye, thotë ai, ka përsëritur disa herë dhe ende pohon se nuk do të ketë “stuhi” të re.

Ai ka theksuar se me armatosjen e Kosovës, Turqia po vepron në kundërshtim me Kartën e OKB-së.

“E paralajmërova Erdoganin për këtë dhe i kërkova të mos e bënte. Ata vazhdojnë ta bëjnë këtë. Por ata janë një fuqi e madhe, dhe ne jemi një vend i vogël”, tha Vuçiq.

Ai përsëri ka theksuar se Kosova ka shkatërruar provat në kanalin Ibër-Lepenc, pas shpërthimit të 29 nëntorit, për të cilin Prishtina akuzon Beogradin.

“Kanë kontaminuar vendin e ngjarjes, kështu që hetimi nuk mund të kryhej. Ata e dinin se rruga e Serbisë drejt Evropës duhej të shkatërrohej dhe të hynte në konflikt me NATO-n”, tha presidenti i Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...