Live

Humolli: Qeveria e ka kuptu se mbyllja e urës nuk është për nevojat e qytetarëve serb

09:38 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka thënë se ura nuk po hapet tani, duke shtuar se vetëm po “përgatitet situata”.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ku thotë se tani qeveria e ka kuptu se mbyllja e urës nuk është për nevojat e qytetarëve serb por për interesin e diplomacisë ndërkombëtare dhe shovenizmit serb

Humolli thotë se urën e mbajnë KFOR-i të dirigjuar nga ndërkombëtarët, të cilët nuk mund të jetojnë pa pas ose pa kriju probleme në Kosovë.

“Qeveria e ka kuptu se mbyllja e urës nuk është për nevojat e qytetarëve serb. Po është për interesin e diplomacisë ndërkombëtare dhe shovenizmit serb ashtu siç u pa se një grup shovenve serb mbyllen kufirin Kosovë Serbi kurse urën e mbajnë KFOR- i i dirigjuar nga diplomacia ndërkombëtare e cila nuk mund me jetu pa pas ose kriju probleme në Kosovë”, tha ai.

Tutje, ai thotë se tani shovenizmi serb është në kufi të vendit, ku duhet të sqarohemi me ndërkombëtarët që është në Kosovë, ku thotë se nëse Gërvalla e ka kuptu këtë situat duhet ta përgëzojmë.

“Tani shovenizmi serb është në kufi të Kosovës ndërsa duhet me u sqaru me diplomacin ndërkombëtare që është në Kosovë. Nese ministrja e ka kuptu situaten duhet me përgzu”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Shpërndaje në

U Kopjua