Live

Kajtazi: Kurti, udhëheqës i qeverisë më të korruptuar

09:11 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Vehbi Kajtazi, analist i njohur politik, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se është qeveria më e korruptuar ndonjëherë në vendin tonë.

Megjithatë, Kajtazi nuk përgjithësoi, pasi tha se këtu nuk përfshihen të gjithë ministrat, por përmendi raste ku ai dyshon se janë kryer “vjedhje klasike”, raporton Klankosova.

“Jemi shumicën e kohës në kurthin e propagandës, dhe tash shumë më i vështirë është dekonstruktimi i propagandës në situata sikur jemi tash, sesa argumentet që mund t’i ofrosh në kësi lloj propagande. Ideja se zoti Kurti është i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm është kryekëput propagandë. Zoti Kurti drejton një kabinet qeveritar më të korruptuarin që e ka pasur Republika e Kosovës. Ai është udhëheqësi i kësaj qeverie. Nuk i përfshin kjo të gjithë ministrat” – tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.

“Vjedhje kaliske ka ndodhur në qeverinë e zotit Kurti. Kujtojmë rezervat shtetërore, kujtojmë Rozeta Hajdarin”, u shpreh analisti politik.

Shpërndaje në

U Kopjua