Live

MAShTI do të ndajë 100 bursa për drejtimet deficitare dhe teknike

09:48 / 03 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen 100 bursa për studentët në drejtimet deficitare dhe ato teknike.

Përmes një postimi nga ministrja, thuhet se ndarja e bursave do të bëhet me qëllim të mbështetjes së nxënësve për tregun e punës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

“100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike. Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025. Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, thuhet në postimin e Nagavcit.

Teksa më poshtë, Nagavci ka listuar drejtimet për cilat do të ndahen bursat:

-Zhvillues i aplikacioneve softuerike
-Instalues elektrik
-Agrobiznes
-Automekanik
-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve
-Përpunim druri/Zdrukthëtar
-Hortikulturë
Drejtimet teknike:
-Metalpunues
-Instalues elektrik
-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit
-Automekanik
-Teknologjia e riciklimit
-Teknik i sistemeve të TIK-ut

Njëherit, ajo ka bërë të ditur se konkursi është hapur më 2 shator deri më 2 tetor 2024.

Shpërndaje në

U Kopjua