Live

Po transportonin pesë shtetas të Jemenit: Policia arreston 4 persona për kontrabandim me migrantë

09:14 / 23 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Shipol të Mitrovicës, ku të dyshuarit janë kapur duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete”

Raporti i plotë:

KONTRABANDIM ME MIGRANT

Shipol, Mitrovicë Jugu 25.10.2023-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete. Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua