Live

14 vende dënojnë kërcënimet e inteligjencës iraniane, në mesin e tyre edhe Shqipëria

09:29 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Britania dhe 13 aleatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Shqipërinë dënuan të enjten atë që e quajtën një rritje të komploteve të vrasjeve, rrëmbimeve dhe ngacmimeve nga shërbimet iraniane të inteligjencës që synojnë individë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

“Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj përpjekjeve të shërbimeve iraniane të inteligjencës për të vrarë, rrëmbyer dhe ngacmuar njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë”, thanë vendet në një deklaratë të përbashkët, transmeton Klankosova.tv.

Qeveritë – e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së – u bënë thirrje autoriteteve iraniane që të ndalojnë menjëherë aktivitete të tilla të paligjshme, shkruan Reuters.

Ata thanë se veprime të tilla kryheshin gjithnjë e më shumë në bashkëpunim me rrjetet ndërkombëtare kriminale. Ministria e Jashtme e Iranit i hodhi poshtë akuzat si “trillime të hapura dhe një taktikë diversioni, pjesë e një fushate dashakeqe iranofobie që synon të ushtrojë presion mbi popullin iranian”.

“SHBA-të, Franca dhe nënshkruesit e tjerë të deklaratës anti-iraniane duhet të mbahen përgjegjës për mbështetjen dhe strehimin e grupeve terroriste dhe të dhunshme, gjë që përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mbështetje për terrorizmin”, tha zëdhënësi i ministrisë, Esmail Baghaei, në një deklaratë të premten, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua