Pas dështimit të seancës së 29-të, deputeti I AAK-së, Bekë Berisha ka reaguar me një postim në Facebook.
Ai thotë se nëse Zoti nuk dërgon një pejgamber “atëherë gjakderdhja është e pashmangshme”, njofton Klankosova.tv.
Postimi i plotë:
29 herë dështim!
- Kur nuk mundesh me komuniku as me u marr vesh me askënd!
- Kur nuk respektohet asnjë vlerë!
- Kur i vjetri për të riun është barrë edhe i panevojshëm!
- Kur materializmi mbizotëron mbi gjithçka!
- Kur çdo budallë shprehet lirshëm dhe ka ndikim në shoqëri!
- Kur rrena e mashtrimi mbizotërojnë dhe marrja s’ka kuptim!
- Ku njerëzit bëjnë homazhe para heronjve për çdo ditë teknikisht dhe përloshen fallc!
- Kur çdo pozicion shtetëror mbushet me njerëz të poshtër!
- Kur fjalën kryesore e ka ma i keqi ndër të kqite!
- Kur degjenerimi dhe çoroditja mbërrin majën! Dhe tradhetia është kryefjala e të gjithave
Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamer atëherë gjakderdhja është e pashmangshme!