Live

38 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri

14:42 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ministria e Mbrojtjes në raportimin e saj të përditshëm tashmë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në vendin tonë, 7 prej të cilave janë ende aktive.

Situata më e rënduar është në Finiq aty ku 51 familje në Velahovë dhe Livinë janë evakuuar për shkak të rrezikut që flakët sollën.

Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj.

Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer dhe për këtë arsye për shuarjen e tyre po ndihmojnë dhe një helikopter i FA dhe një avion kroat Kanadair, njofton Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e Lucës, në fshatin Bolenë, të Himarës, në fshatin Malaj i Epërm në Rrëshen dhe Malin e Allushin në Klos.

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri është nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse të MZSH Poliçan.

Vatra e fundit është regjistruar në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe  ku po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Shpërndaje në

U Kopjua