Live

43-vjeçari vdes pas goditjes nga vetura në Lladovë të Gjilanit

14:58 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një 43-vjeçar ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit, pas plagëve të marra nga goditja në një aksident të ndodhur dje në fshatin Lladovë – Gjilan.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Tutje ai tha se viktima po trajtohej në QKUK, deri në momentin e vdekjes.

Shpërndaje në

U Kopjua