Live

68% e grave jashtë tregut të punës, Kica-Xhelili: Duhet ta kenë mundësinë të zgjedhin a të punojnë, e jo të jetë imponim i kushteve

23:39 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se mësimi gjithëditor dhe shtimi i kopshteve, projekte këto të premtuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës, automatikisht do ta lirojnë gruan nga qëndrimi në shtëpi dhe do t’i mundësojnë atyre të drejtën e tregut të punës.

Sipas saj, 68% e grave të cilat nuk janë pjesë e tregut të punës, duhet të kenë të drejtë për të vendosur nëse do të jenë pjesë e tregut të punës.

‘’Gruaja në familje ka një rol shumë të rëndësishëm në familje. Përmes mësimit gjithëditor dhe shtimit të kopshteve, automatikisht lirohet gruaja nga domosdoshmëria të qëndroj në shtëpi. Nuk po e them që çdo grua duhet të jetë në treg të punës, por po them që çdo grua duhet ta ketë të drejtën të vendos nëse do të jetë në tregun e punës apo jo’’, ka deklaruar Kica- Xhelili në Debat Plus.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...