Mediat raportojnë se Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë pas një konflikti me një qytetar.
Kokoneshi pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit.
Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.
Kokoneshi po dërgohet në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel.
Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.