Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka “humbur topin” disa analistëve, siç thotë populli sipas tij.
Ai tha se ata sa e kritikojnë për zbutje, kthehen e kritikojnë për insistim.
“Herë i kërkojnë ta shtyjë zbatimin e vendimit për targa. Herë i thonë, qëndro. Sa e kritikojnë për mos koordinim me ndërkombëtarët. Kthehen e kritikojnë pse po koordinohet me Amerikë”, shkroi ligjvënësi i pushtetit në Facebook.
“Kështu është kur në analiza nuk kanë qëndrime të tyre. Për opozitën mos të flasim”.