Live

Logopedi që abuzoi me 5-vjeçaren i shtrirë në spital, aty është mbajt seanca ndaj tij

13:33 / 28 Nëntor 2022

Nga admin

Seanca për logopedin Iljasa Fazliu, nga Gjilani, i cili dyshohet se keqtrajtoi pesëvjeçaren me autizëm, është mbajtur në spitalin e Gjilanit, pasi mjeku po trajtohet atje.

Ky i fundit, ishte rrahur pas këtij rasti nga babai dhe daja i vogëlushes, e cila ishte paciente në klinikën ku ai punonte.

Dy sulmuesit u arrestuan dhe incizimin që ata e paraqitën para organeve të drejtësisë, në pranga çoi edhe Fazliun, që para dy muajsh u bë shef i shërbimeve logopedike në QKUK.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, bënë të ditur se kanë nisur procedurat për marrjen e masave ndaj Fazliut.

Shpërndaje në

U Kopjua