Indonezia pritet të i bëj disa ndryshime në Kodin Penal.
Një nga ndryshimet e cila po komentohet shumë, është ajo e ndalimit të seksit jashtëmartesor, bashkëjetesën e çifteve të pamartuara.
Sipas Kodit të ri që pritet të miratohet së shpejti atje, ata që kapen në marrëdhënie intime jashtëmartesore dënohen deri në 1 vit burgim.
Kjo u konfirmua edhe nga zyrtarët e lartë.
Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Sufmi Dasco Ahmad dhe kreu i komisionit parlamentar që mbikëqyr rishikimin e kodit, Bambang Wuryanto, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters të hënën se parlamenti do të mbajë një seancë plenare të martën për të ratifikuar kodin e ri, përcjell Klankosova.tv
Qeveria dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë rënë dakord lidhur me projektkodin, duke i hapur rrugën miratimit.
U deshën disa dekada për hartimin, rishikimi i kodit penal që i periudhës koloniale ka ngjallur protesta masive gjatë viteve të fundit, megjithëse reagimi ka qenë shumë më i heshtur këtë vit.
Parlamenti e kishte planifikuar ratifikimin e një projektkodi të ri në shtator të vitit 2019, por demonstratat mbarëkombëtare lidhur me kërcënimet e perceptuara ndaj lirive civile e penguan miratimin e tij.
Që nga ajo kohë, ligjvënësit në demokracinë e tretë më të madhe të botës, kanë zbutur disa nga nenet që konsiderohen më të diskutueshme.
Për shembull, nenet e rishikuara mbi seksin jashtë martesës dhe bashkëjetesa, tani shprehen se ankesa të tilla mund të raportohen vetëm nga të afërmit e ngushtë si bashkëshorti, prindi ose fëmija.
Ndërsa fyerja ndaj presidentit mund të raportohet vetëm nga presidenti.
Por ekspertë ligjorë dhe grupet e shoqërisë civile thonë se ndryshimet nuk shkojnë aq larg sa duhet.
“Ky kod penal është pengesë e madhe për Indonezinë,” tha Bivitri Susanti, eksperte ligjore nga Shkolla Juridike Jentera e Indonezisë. “Shteti nuk mund të menaxhojë moralin,” tha ajo. “Detyra e qeverisë nuk është ajo e arbitrit midis Indonezisë konservatore dhe liberale”.
Nenet mbi të drejtën zakonore, blasfeminë, protestat pa njoftim dhe shprehjen e pikëpamjeve që bien ndesh me “Pancasila” ishin të gjitha ligjërisht problematike sepse ato mund të interpretoheshin në mënyra të ndryshme.
Pas ratifikimit, kodi i ri do të hyjë në fuqi pas tre vjetësh pasi qeveria dhe institucionet të hartojnë rregulloret përkatëse për zbatimin, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv