Live

Asamblistët e Listës serbe pritet të zëvendësohen nga Iniciativa Qytetare në veri të Mitrovicës

12:13 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor, nga Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, të mërkurën ata pritet të zëvendësohen nga asamblistë të rinj të cilët do të vijnë nga Iniciativa Qytetare. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku.

Ai tha se zëvendësimi i tyre do të bëhet të mërkurën rreth orës 13:00 në Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës.

“Të mërkurën në orën 13:00 në Kuvendin komunal në veri të Mitrovicës do të zëvendësohen asamblistët e Listës serbe me asamblistë të rinj nga Iniciativa qytetare”, ka thënë Sadiku.

Telegrafi po ashtu ka siguruar emrat e 14 asamblistëve të rinj nga “Iniciativa Qytetare” , të cilët do t’i zëvendësojnë ish asamblistët e Listës serbe në Kuvendin Komunal në Mitrovicën veriore.

Ndryshe, asamblistët e partisë Lista Serbe kanë hequr dorë nga pozita në fillim të muajit nëntor, në kundërshtim të vendimit për ri regjistrimin e targave të veturave. 

Ndryshe, asamblistët e partisë Lista Serbe kanë hequr dorë nga pozita në fillim të muajit nëntor, në kundërshtim të vendimit për ri regjistrimin e targave të veturave.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...