Live

Abdixhiku tregon se Blendi Fevziu është mysafiri i tij në podcastin “Rruga e Re”

20:39 / 07 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka publikuar emrin e mysafirit të radhës në podcastin e tij që mban emrin “Rruga e Re”.

Blendi Fevziu është mysafiri i dytë në podcastin e Abdixhikut.

“Bashkëbisedim i hapur, tema historike e aktuale dhe një rrëfim autentik për politikën, jetën publike, zhvillimet në Kosovë e Shqipëri, dhe plot ngjarje e përvoja personale – siç di vetëm ai.”– shkroi ai, teksa ka postuar edhe një emoji të zjarrit, që nënkupton bisedë të zjarrtë.

Shpërndaje në

U Kopjua