Live

ASK: Mbi 200 mijë banorë të regjistruar, kemi pjesëmarrje nga të gjitha komunitetet

11:34 / 15 Prill 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se mbi 200 mijë rezident janë të regjistruar në Kosovë, dhe mbi 50 mijë banorë jorezident që jetojnë jashtë shtetit.

Deri më tani janë intervistuar rreth 47 mijë e 122 ekonomi familjare, vetëm në Komunën e Prishtinës janë zhvilluar mbi 10 mijë intervista.

Ne komunat veriore, thuhet se ka interesim për regjistrim dhe se një pjesë e komunitetit serb tashmë janë regjistruar, raporton Dukagjini.

Shefi i ASK-së, ka pohuar se përkundër presionit që u është bërë serbëve të mos marrin pjesë në votim, ata po regjistrohen vullnetarisht.

“Për mospjesëmarrje në regjistrim, ka pasur një thirrje publike nga komuniteti serbë, nga Lista Serbe, ne kemi bërë vet përpjekje dhe jemi në vazhdimësi duke bërë përpjekje, këto ditë që kanë kaluar kemi pjesëmarrje edhe të komunitetit serbë edhe nga komunat veriore, kemi persona të regjistruar vullnetarisht përkundër që kanë pasur disa sfida. Ne mendojmë që ditëve në vijim një pjesë e madhe e tyre do të jetë pjesë e regjistrimit sepse jemi duke bashkëpunuar edhe me komunat edhe me institucionet tjera, presim. Një pjesë e komunitetit nga komunat veriore tashmë është duke u regjistruar”, ka deklaruar në një konferencë për media, Avni Kastrati, kryeshef në ASK.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se disa regjistruesve ua kanë ndërprerë kontratat, për shkak se sipas tij, kanë kaluar kompetencat e tyre.

“Ka disa sfida dhe disa pyetje e disa ankesa atë qytetarëve nga ana e regjistruesve sepse jo të gjithë regjistruesit iu përmbahen trajnimeve që i kanë marrë rregullat. Ato ankesa janë të vogla sidoqoftë por ne dëshirojmë që mos me pas fare ankesa të tilla. Unë iu bëj thirrje qytetarëve edhe regjistruesve sepse ata kenë të drejtë qytetarët secilën pyetje që përgjigjen me shiku sesi po e plotëson regjistruesi, i cili ka obligim me lexu secilën pyetje, ashtu i ka marrë trajnimet që nuk ka ai/ajo vet me pyet dhe vet me u përgjigje. Qytetarët kanë të drejtën që ta shohin përgjigjen e tyre. Përndryshe kemi qenë të detyruar gjatë këtyre ditëve me i ndërprerë disa kontrata të regjistruesve që kanë dalur jashtë rekomandimeve që i kanë marrë nga ASK-ja, për shak se i kanë tejkaluar kompetencat që i kanë marrë gjatë trajnimeve”, ka deklaruar Kastrati.

Tashmë ka kaluar një javë që nga nisja e regjistrimit të popullsisë, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...