Live

Kim Jong Un përkrah invazionin rus në Ukrainë

09:21 / 19 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kore të Veriut.

Pas më shumë se dy dekadash, Putin u prit në “shtetin e izoluar” nga presidenti Kim Jong Un, në një ceremoni të organizuar që nga aderimi në aeroport, shkruan Indeksonline.

Dyshja vijuan në takimin pas dyerve të mbyllura, i cili akoma është duke u mbajtur në kryeqytetin Pyongyang.

Medieve ndërkombëtare nuk u është dhënë shumë informacion mbi këtë takim, përveç deklarimeve të shkurtra qe bënë si Putini, ashtu edhe Jong Un, para nisjes së takimit.

Putin e falënderoi presidentin korean për mbështetjen që ka dhënë, përfshirë dhe përkrahjen për invazionin rus në Ukrainë.

Putin përmendi edhe një dokument mbi të cilin do të formohet baza e marrëdhënies mes dy vendeve.

Hartimi i një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës ishte përmendur edhe më herët nga zyrtarët rusë.

Në anën tjetër, presidenti Kim Jong Un tha se dy vendet po hynin në një fazë të re marrëdhëniesh, duke theksuar miqësinë e fortë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...