Live

Policia nis hetimet për mashtrimin me sms

17:56 / 25 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për veprën penale “ndërhyrje në sistemin kompjuterik”.

Të hënën është raportuar se në të paktën qindra numra telefonikë është pranuar një sms me një link me logon e një poste. Në këtë sms shkruhej për mos-realizimin e porosive.

Pre e këtij mashtrimi ka rënë një qytetar,  i cili ka thënë se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare.

“Hetimi u iniciua pas denoncimit nga ankuesi se i njëjti në telefonin e tij kishte pranuar një link (lidhje-vegëz) me logo të një poste dhe pas klikimit në të është ridrejtuar në linkun tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Pas futjes së të dhënave ankuesi ka raportuar se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare”. Andaj duke parë si të rrezikshme mundësime e manipulimit dhe keqpërdorimit të të dhënave të ndjeshme nga ana e linqeve të pasigurta sugjerojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta”, thuhej në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...