Adrion Pajaziti është transferuar në gadishullin e Ballkanit, më saktë te skuadra e HNK Gorica. Fantazisti shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Fulham për të nisur një të re në Kroaci.
Pajaziti është transferuar te Gorica në formë huazimi, deri në fund të sezonit. Teksa, verën e ardhshme, klubi kroat ka dhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit të Kombëtares shqiptare të Shpresave.
Kujtojmë që Pajaziti është pjesë e Fulham që prej vitin 2019. Por, ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji nga shkurti 2023 deri në gusht po të atij viti.