Live

Publikohet fotografia e të arrestuarit për komplot për vrasjen e Netanyahut, shihet i buzëqeshur

13:50 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Është publikuar fotografia e një burri izraelit të arrestuar muajin e kaluar, pasi dyshohet se ishte rekrutuar nga Irani për të çuar përpara një komplot për vrasjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Agjencia izraelite për siguri të brendshme, Shin Bet, dhe policia izraelite thanë në një deklaratë të përbashkët se i dyshuari kishte shkuar dy herë në Iran përmes trafikimit dhe kishte pranuar pagesë për t’i kryer misionet në emër të Teheranit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

I dyshuari 73-vjeçar, i identifikuar si Moti Maman nga qyteti jugor izraelit, Ashkelon, u akuzua zyrtarisht të enjten.

Në një fotografi të publikuar në media izraelite, ai shihet i buzëqeshur, pa pranga, ulur prapa një hapësire të kufizuar me xham, ndërsa afër tij po qëndronin dy oficerë sigurie.

Gazeta Nacionale më herët të enjten publikoi një artikull të hollësishëm rreth hetimit të autoriteteve izraelite për këtë rast.

Shpërndaje në

U Kopjua