Live

Izraeli thotë se po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

21:44 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha më 25 shtator shefi i ushtrisë izraelite, teksa Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – gjuajti dhjetëra predha në Izrael, përfshirë një raketë në Tel Aviv.

Duke iu adresuar trupave në kufirin verior, gjenerali Herzi Halevi, tha se sulmet e fundit ishin të dizajnuara për “të përgatitur terrenin, me mundësinë që ju të hyni dhe të vazhdoni të degradoni Hezbollahun”.

Në një referencë për raketën që u gjuajt në Tel Aviv, ai u tha trupave: “Sot, Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe më vonë gjatë ditës së sotme, ata do të marrin një përgjigje të fuqishme. Përgatituni”.

Nuk është e qartë nëse Halevi po i referohej një operacioni tokësor, sulmeve ajrore apo ndonjë forme tjetër të hakmarrjes.

Ushtria izraelite ditëve të fundit ka thënë se nuk ka plane për një ofensivë tokësore.

Por, deklarata e Halevit është deklarata më e fuqishme deri më tani që sugjeron se trupat mund të hyjnë në Liban, raporton rel.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...