Live

Kurti takon diasporën shqiptare në Poloni, flet për përkushtimin dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës

09:36 / 03 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të takimeve në Poloni, ka biseduar me diasporën shqiptare atje.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ka diskutuar për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

“Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.

Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synohet të thellohet bashkëpunimi në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...