Live

Suspendohet një zyrtar policor në Mitrovicë, dyshohet për përvetësim në detyrë

19:23 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar masën e suspendimit për një zyrtar policor në Mitrovicë.

Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, dyshohet se rreshteri policor ia mori orën një personi të dyshuar, të cilën më pas ia ka kthyer dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja për suspendimin e tij.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e rastit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...