Live

Kurti: Përkundër tkurrjes së popullsisë, Kosova ka shënuar progres si kurrë më parë në këto tri vitet e fundit

11:44 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë tri viteve të qeverisjes së tij, Kosova ka njohur përparim dhe progres si kurrë më parë.

Në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, shefi i ekzekutivit ka thënë se rritja ekonomike është në nivelin 6.2 për qind, ndërsa Bruto Produkti Vendor është gjashtëfishuar që nga paslufta.

“Valët e imigrimit si dhe qëndrimi në vetëm një vend nuk janë aq të dallueshme sa ishin në dy dekadat e fundit të shekullit XX, madje as nga fillimi i shekullit të ri. Nga viti 2011 e deri më tani, ka pasur një tkurrje të popullsisë për 8 për qind. Në të njëjtën kohë ka rreth 600 mijë pjesëtarë të diasporës që besohet që jetojnë në Kosovë gjatë një pjese të konsiderueshme të vitit dhe nuk janë të përfshirë në shifrat e popullsisë”.

“Kosova ka njohur përparim dhe progres si kurrë më parë në këto tri vitet e fundit. Rritja ekonomike është në nivelin 6.2 për qind. Ekonomia e vendit, përkatësisht BPV është gjashtëfish më i madh se sa në vitin 2000 e tri herë më i madh se në vitin 2008 kur është shpallur Pavarësia. Eksportet e investimet e huaja janë dyfishuar dhe raporti eksport-import krahasuar në vitin 2021, është përmirësuar në 1 me 6 nga 1 me 9 sa ishte aso kohe”, u shpreh Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...