Live

Rukiqi: Qeveria Kurti ka shtruar vetëm 2 km rrugë të reja, ose 1.7 metra në ditë

11:47 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rrukiqi, ka vlerësuar se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se Qeveria Kurti gjatë këtij mandati ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë të reja.

Sipas tij, kjo i bije, se për çdo ditë qeveria ka shtruar më pak se dy metra asfalt në ditë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka treguar se deri me tani Qeveri Kurti ka menaxhuar me 12 miliardë euro.

“Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja. Nëse e llogarisim në baza ditore, i bjen 1.7 metra në ditë (Burimi: Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave). Mos të harrojmë: Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave, 240 milionë euro, ju kanë dhënë tendera dostave dhe financuesve të partisë. Kur nuk ke rezultate, bën propagandë me çdo gjë, përdor heronjtë për efekte elektorale, manipulon me statistika, ndërhyn ilegalisht në statistika, duke përdorur të dhëna të regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, për të llogaritur të ardhurat për kokë banori të vitit 2023, etj, etj”, ka shkruar Rukiqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...