Shtatë persona janë lënduar në një aksident zingjiror që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha për gazetën online Reporteri.net se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.
Në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.
Njësitë plicore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Prekazi për Kosovalive.net.