Live

Protesta në Tiranë: Përplasje me policinë, molotov drejt Kryeministrisë

19:22 / 07 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Protesta e opozitës në Shqipëri ka nisur, e cila këtë të hënë është pa një skenar të qartë dhe pa fjalime nga drejtuesit politikë të Partisë Demokratike apo partive të tjera opozitare.

Protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku kanë hedhur molotovë.

Opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara Kryeministrisë.

Protestës së thirrur nga PD-ja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, i është bashkuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe përfaqësues të kësaj force opozitare.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa kanë bllokuar fillimisht rrugën te Bashkia e Tiranës, raporton A2 CNN.

Mësohet se në momentet e para ka pasur edhe tension mes protestuesve dhe qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me automjete, por më pas gjithçka është qetësuar.

Më herët një gome i është vendosur flaka nga disa protestues përpara objektit të Presidencës, e cila është shuar me shpejtësi nga policia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...