Live

Prokuroria për rastin ‘Avicena’: Aksioni lidhet me lëshimin e certifikatave mjekësore në pika pa licencë

15:24 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar sot në pothuajse shumicën e pikave të rrjetit të laboratorëve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për veprime të kundërligjshme, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se përveç në Mitrovicë, tashmë aksion po zhvillohet edhe në Prishtinë, Prizren dhe në Gjilan – ku hetuesit policorë janë duke kryer kontrolle.

Për rastin ka reaguar edhe Prokurori i Prokurorisë Themeloren në Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda, Besnik Jakupi, ku tha se dyshojnë që certifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshuar prej pikave që nuk kanë pasur licencë nga ky laborator.

“Po, me urdhëresë të gjykatës është. Unë e kam ba kërkesën, çertifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshu prej pikave që nuk kanë pas licencë”, tha për “Betimi për Drejtësi” prokurori i rastit Besnik Jakupi.

Ndërkaq, lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku tha se Drejtoria për hetimin e krimeve bashkë me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi.

“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, tha Hoxha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...