Live

Replika të forta në distancë mes Macronit dhe Netanyahut: Mos harro si u krijua Izraeli

23:45 / 15 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është përgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron pasi ky i fundit u shpreh se nuk duhet që të anashkalonte rezolutat e OKB-së, duke i kujtuar se ka qenë një vendim i kësaj organizate që çoi në krijimin e shtetit të Izraelit.

“Një kujtim për presidentin e Francës: nuk ishte rezoluta e OKB-së që krijoi shtetin e Izraelit, por fitorja e arritur në luftën e pavarësisë, me gjakun e luftëtarëve heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit – kryesisht regjimi i Vichy në Francë”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se vetëm ushtria libaneze dhe misioni paqeruajtës i OKB-së UNIFIL duhet të vendosen në Libanin jugor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...