Live

Pyetet për progresin në bisedime, Kurti: Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog

12:17 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur sot për çështjen e dialogut me Serbinë dhe se a pritet progres në këtë drejtim.

Kurti tha se ka marrëveshje tani, jo vetëm dialog.

“Jo për besë. Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha Kurti shkurt para gazetarëve duke mos u përgjigjur më gjatë në këtë pyetje.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha gjatë javës së kaluar se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të nisë me një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se sa i përket dialogut, kërkesat e Kosovës mbeten të njëjta duke nisur nga dorëzimi i kryeterroristit Radoiçiq.

Ne po presim Komisionin e ri Evropian që të fillojë me dinamikë të re dhe për këtë arsye jemi optimist. Insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Radoiçiq që na e vrau heroin Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paramilitar të cilët tashmë ndodhen në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit në Kosovës.

Kërkojmë të tërhiqet letra e ish-kryeministres Bërnabiq dhe Marrëveshja Bazike dhe aneksi i 18 Marsit të nënshkruhen, si garanci ligjore dhe dëshmi e palëkundur e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit në mes palëve. Dialogu ka pasur sukses dhe suksesi është Marrëveshja Bazike dhe aneksi i Zbatimit”, tha Kurti të martën e kaluar..

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...