Live

Bislimi takon ambasadorin e Italisë, diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe

13:56 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

Përgjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre.

Integrimi evropian i Kosovës ishte gjithashtu në fokus të bisedës, ku zëvendëskryeministri theksoi angazhimin e vendit në kuadër të Planit të Rritjes, si edhe rëndësinë e ecjes përpara në hapa me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Më tej, zëvendëskryeministri nënvizoi dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të mbeten në fuqi edhe pas konstatimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në raportin e tij ku rekomandon që masat duhet të hiqen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...